Osmani: E kam pyetur AKI-në nëse lajmi ndaj Periskopit në RTK shkoi prej aty, më është thënë që një gjë e tillë nuk është e vërtetë

Osmani: E kam pyetur AKI-në nëse lajmi ndaj Periskopit në RTK shkoi prej aty, më është thënë që një gjë e tillë nuk është e vërtetë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në emisionin Kallxo Përnime, ka folur në lidhje me lajmin skandaloz të transmetuar në RTK, ku televizioni publik kishte cituar një lajm të rremë të një portali boshnjak, ku sulmonte mediat Periskopi dhe Nacionale, për kinse lidhje me Serbinë.

Drejtori i RTK-së Rilind Gërvalla kishte përmendur AKI-në në mbledhje të bordit, duke lënë të kuptohet se kishte informacione nga AKI, prandaj u shty transmetimi i atij lajmi. Por, shefja e shefit të AKI-së, pra Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka dhën fund këtij debati duke treguar se e ka kontaktuar për këtë punë, të parin e AKI-së e duke e konfirmuar se nuk kishte asnjë lajm apo informacion që është dhënë nga AKI për RTK-në.

Xharra: Cka mendon ti për përfshirjen e AKI-së në dërgimin e lajmeve në RTK?

Osmani: Nuk ka bërë një gjë të tillë AKI-ja.

Xharra: A i ke pyet ti AKI-në?

Osmani: Absolutisht, po po i kam pyet në momentin e parë që është thënë një gjë e tillë dhe më është thënë që abolutisht një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Tash dikush mundet me ja përmend emrin AKI-së. Unë dëgjoj që nganjëherë kundërligjshëm thotë kam me ta sjell AKI-në këtu e aty dhe këto janë gjana shumë shqetësuese.

Xharra: A i bjen kjo që këta që kanë thanë në RTK që e kanë marrë prej AKI-së, po rrejnë?

Osmani: AKI-ja mua zyrtarisht më ka informuar që nuk ka dërguar lajme askund, sepse AKI-ja i raporton presidentes dhe kryeministrit, nuk i raporton RTK-së.

Shpërndaje në: