“Nuk më heqin qafe edhe aq lehtë”, Vjosa Osmani pasi pyetet nëse do të vazhdojë të jetë në politikë pas postit të presidentes
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidoj edhe për një mandat tjetër për presidente të vendit.
“Në vitin 2020 kur u rrëzuar Qeveria Kurti 1, kam dalë në mbrojtje të parimeve që kam premtuar para qytetarëve dhe kam dalë kundër rrëzimit të qeveirsë, dhe kam dalë kundër asaj metodologjie shumë të shëmtuar që u organizua prapa shpine, pa e menduar se çfarë do të ndodhë me mua. As nuk kam mendu a do të kandidoj me dikë tjetër, a do të më përjashtojnë partia ku isha, a do të kandidoj si presidente, apo si deputete, nuk kam pas marrëveshje me kryeministrin Kurti dhe askënd tjetër. Jam duke bërë punë në interes të qytetarëve dhe vendit tim, si do të rrjedh uji, lumi i politikës është shumë herët ta themi tash, për mesin e vitit 2026”.
“Ende nuk e kam vendos për një gjë të tillë, se ka shumë faktor që duhet me pas parasysh”, ka thënë Osmani në një intervistë për “Kallxo Përnime“
E pyetur se nëse do të vazhdojë të jetë në politike edhe pas postit të presidentes, Osmani ka thënë “Nuk më heqin qafe edhe aq lehtë”.
Ajo ka thënë se nuk i bie pishman për bashkëpunimin me Vetëvendosjen, por nuk e lejon askënd ta përdorë.
“Nuk i bie pishman për bashkëpunimin që kam pas, nuk e lejoj askënd të më përdorë. Jam duke mbrojtur interesin e shtetit, nuk e lejoj të më përdorë askush, edhe kur kam qenë 22-vjeç nuk kam lejuar të më përdorin e lëre tash”, ka deklaruar Osmani.