Foda: Qipro kundërshtar i fortë, do të shohim çka do të sjellë ndeshja
Trajneri Franco Foda dhe Amir Rrahmani janë paraqitur sot në konferencë për media para ndeshjes me Qipron.
Selektori Foda tha se e kanë analizuar ndeshjet e Qipros, dhe se është ekip i fortë.
“Kemi analizuar ndeshjet, edhe fitoren e fundit ndaj Lituanisë, është një ekip i fortë. Ka lojtarë të mirë dhe të fortë, do të shohim se çka do sjellë ndeshja“, tha Foda.
Kujtojmë që ndeshjen e parë, Kosova u mposht në shtëpi ndaj Rumanisë me rezultatin e thellë 0:3