Mediumi francez shkruan për përjashtimin e Edon Zhegrovës

Mediumi francez shkruan për përjashtimin e Edon Zhegrovës

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, së bashku me Arijanet Muric dhe Florent Muslija u përjashtuan sot nga kombëtarja e Kosovës.

Gjatë ditës FFK doli me një deklaratë në të cilën shpjegohej se Edon Zhegrova, Aro Muric dhe Muslija kanë thyer rregullat e grumbullimit dhe për këtë arsye janë përjashtuar nga grumbullimi dhe ndeshja e radhës ndaj Qipros.

Menjëherë pas kësaj në media qarkulluan foto shihej një lojtar i Kosovës i shoqëruar nga një vajzë.

E gjitha kjo nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga mediat francize, shtet ky në të cilin Zhegrova zhvillon karrierën e tij në Lille.

“Lojtari i Lille dhe dy lojtarë të tjerë kanë dalë në një klub nate dhe kanë shkelur rregullat e përzgjedhjes”, ka shkruar BeFootball në “X”, percjell Express.

“Aktualisht me Kosovën për të garuar në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, Zhegrova ka mbetur jashtë përzgjedhjes”, shkruhet në postimin e After Foot RMC, një emision sportiv në Francë.

Shpërndaje në: