Zhegrova e fshin postimin për Kosvën pasi u përjashtua nga grumbullimi
Sulmuesi Edon Zhegrova e ka fshirë postimin e tij inkurajues të publikuar pas humbjes ndaj Rumanisë, pas vendimit të FFK-së për largimin e tij nga grumbullimi.
Zhegrova kishte postuar dje në Instagram një fotografi nga ndeshja kundër Rumanisë me mbishkrimin se do të kthehen më të fortë në ndeshjet e radhës.
Por, pas vendimit të FFK-së për përjashtimin e tij, postimi i fundit nuk ekziston në rrjetin e tij social.
FFK-ja ka vendosur që ta përjashtoj nga grumbullimi Zhegrovën së bashku me Muslijën e portierin Aro Muriç.
Sipas njoftimit të FFK-së ky vendim është marrë për shkak se janë thyer rregullat e vendosura mga trajneri Franco Foda.