Asllani: Fitore e madhe në udhëtim – kishim kohë pa fituar

Asllani: Fitore e madhe në udhëtim – kishim kohë pa fituar

Shqipëria e ka nisur me këmbë të mbarë ciklin e Nations League.

Kuqezinjtë mposhtën në udhëtim Ukrainën me rezultat 1-2.

Shqipëria u gjend në disavantazh me fillim të pjesës së dytë kur Konoplya realizoi për avantazhin e ukrainasve për 1-0 në minutën e 49’të të takimit.

Ismajli u shfaq menjëherë pas pesë minutave për të barazuar shifrat në 1-1, teksa vetëm dy minuta më pas shpëtoi një gol të sigurt nga sulmi i ukrainasve.

Për fitoren e kuqezinjëve u përkujdes Jasir Asani që realizoi gol të bukur pas asistimit të Rey Manaj në minutën e 66’të të takimit.

Pas ndeshjes për media foli, Kristjan Asllani.

“Fitore e madhe në udhëtim, jemi mbrojtur. Kishim kohë pa fitore, jemi të lumtur, duhet të shikojmë përpara pasi kemi një ndeshje shumë të vështirë tutje“, tha ai.

Shpërndaje në: