Vdes drejtori i Shëndetësisë në Malishevë, Hajdin Berisha
Komuna e Malishevës ka njoftuar se ka ndërruar jetë drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha nga Gurbardhi i Malishevës.
Kreu i kësaj komune, Ekrem Kastrati, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha, bashkëluftëtarëve dhe miqve të tij.
“Sot morëm lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit, bashkëpunëtorit dhe mikut tonë, Hajdin Berisha. Në emër të Komunës së Malishevës, të qeverisë komunale dhe në emrin tim personal, ju shprehim ngushëllimet më të thella.” – thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Kastrati.
Berisha ishte ish-nënkryetar i komunës së Malishevës dhe kreu i degës së Nismës në Malishevë, ndërsa tashmë po ushtronte detyrën e drejtorit të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Malishevës.