Kurti shkruan pas humbjes së Kosovës: Sfidat kalohen më lehtë bashkë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas humbjes së Kosovës.
Përderisa ai ka thirrur për “bashkim”, ai ka thënë se sfidat kalohen më lehtë bashkë.
Postimi i plotë:
“Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi.
I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë.
Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë.
Forca Kosovë!”
Kosova u mposhtë mbrëmë nga Rumania me shifrat 3-0.