Kryeministri Kurti sot merr pjesë në përurimin e shtatores së Ibrahim Rugovës në Podujevë
Sot në Komunën e Podujevës do të përurohet shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Përveç zyrtarëve komunalë dhe bashkëpunëtorëve të ish-presidentit, në ceremoni do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ishte prej kritikeve më të mëdhenj të Rugovës.
Në këtë ceremoni do të marr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Zbulimi i kësaj shtatore do të bëhet në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut.
Shtatorja është financuar me buxhetin e Komunës së Podujevës do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale.
Ceremonia do të fillojë nga ora 13:00.