Persona të maskuar shihen pranë bllokadës të vendosur në anën serbe të pikëkalimit të Bërnjakut

Persona të maskuar shihen pranë bllokadës të vendosur në anën serbe të pikëkalimit të Bërnjakut

Persona të maskuar janë parë pranë një bllokade të vendosur në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës në Bërnjak në mbrëmjen e 6 shtatorit, raporton REL.

Ndërkohë  MPB dhe MPJ e Kosovës kanë njoftuar se kanë mbyllur për qarkullim pikëkalimin në Bërnjak pak orë pasi përfaqësues të disa shoqatave serbe bllokuan rrugët në pjesën serbe në tri pikëkalimet kufitare mes dy vendeve të premten pasdite, në shenjë proteste ndaj vendimeve të autoriteteve kosovare në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se pikëkalimi në Bërnjak është mbyllur për qarkullim pasi persona “të maskuar” janë duke i “ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët” në pjesën serbe të kufirit.

Persona të maskuar shihen në pikëkalimin kufitar në Bërnjak

🎥 Persona të maskuar shihen në pikëkalimin kufitar në Bërnjak

Persona të maskuar janë parë pranë një bllokade të vendosur në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës në Bërnjak, mbrëmjen e 6 shtatorit.

Autoritetet kosovare e kanë mbyllur për qarkullim pikëkalimin në Bërnjak pak orë pasi përfaqësues të disa shoqatave serbe bllokuan rrugët në pjesën serbe në tri pikëkalimet kufitare mes dy vendeve të premten pasdite, në shenjë proteste ndaj vendimeve të autoriteteve kosovare në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Më shumë: https://rb.gy/u1qweb

Posted by Radio Evropa e Lirë on Friday, September 6, 2024

Shpërndaje në: