Latifi pas humbjes së Kosovës: Atë ditë që Vokrri u mbulua me dhe, edhe futbolli kosovar nisi të marrë teposhtëzen
Profesori, Blerim Latifi ka reaguar pas humbjes së Kosovës sonte kundër Rumanisë.
Latifi u shpreh se që prej vdekjes së Fadil Vokrrit “futbolli kosovar nisi ta marr teposhtëzen”.
“Sot stadiumi që e mban emrin e tij është kthyer në simbol të kësaj rënie drastike, për të cilën askush nuk do që të marrë përgjegjësi e të japë llogari. Si shumë fusha të tjera tek ne, edhe futbollin është duke e shkatërruar doktrina e dashur e shqiptarëve, doktrina e fajit jetim”, ka shkrur ai.
Postimi i plotë:
Duket paksa fatale, por kam fillu me mendu se atë ditë që Vokrri u mbulua me dhe, edhe futbolli kosovar nisi të marrë teposhtëzen.
Sot stadiumi që e mban emrin e tij është kthyer në simbol të kësaj rënie drastike, për të cilën askush nuk do që të marrë përgjegjësi e të japë llogari. Si shumë fusha të tjera tek ne, edhe futbollin është duke e shkatërruar doktrina e dashur e shqiptarëve, doktrina e fajit jetim
Mbi të gjitha e dhimbshme për tifozët e ekipit të Kosovës që përditë e më pak kanë arsye për të besuar në slloganin “Ëndrra vazhdon”.