Rrahmani: Ishte ndeshje turpëruese, e marrë përgjegjësinë totale për humbjen

Rrahmani: Ishte ndeshje turpëruese, e marrë përgjegjësinë totale për humbjen

Kapiteni Amir Rrahmani ka marrë përgjegjësinë për humbjen e Kosovës sonte ndaj Rumanisë.

Rrahmani u paraqit i dëshpëruar në konferencë për media pas ndeshjes, duke deklaruar se e merr përgjegjësinë për këtë humbje.

Kapiteni dardan ka kërkuar ndryshime në formacion.

“Rezultati është i dobët dhe shumë turpërues, është një gjendje e pa imagjinueshme. Na dhemb kjo humbje sepse edhe ne duam që të arrijmë diçka të madhe. E marrë përgjegjësinë totale për këtë humbje dhe duhet gjithqysh me pas ndryshime brenda fushës sepse nuk ka mundësi me lujt këto lojë edhe me humb 0:3.

Shpërndaje në: