Policia jep detaje për autobusin që u kthye në Bërnjakë: I mungonin disa vula
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me autobusin e cili u kthye dhe nuk u lejua të kalonte në Serbi, përmes pikës kufitare në Bërnjakë.
Sipas zëvendësdrejtorit të PK-së në veri, Veton Elshani autobusi është kthyer mbrapa, sepse i mungonin disa vula.
Ndërsa në Merdarë, raportohet se është bllokuar rruga pranë pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, nga pjesa serbe.
Sipas “REL”, dy vetura, ku njëra prej tyre ka flamurin serb në dritare, dhe disa persona të tjerë, janë vendosur në mes të rrugës që çon drejt Merdares.