Osmani takohet me drejtorin e IPK-së: Puna e tyre s’është gjithmonë e lehtë, por përherë e nevojshme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar dje me drejtorin e Inspektoratit të Policisë, Kushtrim Hodajn.
Osmani tha se me Hodajn folën për sfidat dhe sukseset e këtij institucioni, ku e para e shtetit tha se potencoi se inspektorët policorë me përgjegjësi e integritet, i shërbejnë shtetit.
“Puna që ata bëjnë nuk është gjithmonë e lehtë, por është përherë e nevojshme. Puna e tyre për mbikëqyrjen e policisë është garanci dhe dobi për qytetarët, institucionet dhe shtetin”, tha Osmani