Orav dhe Lajçak flasin për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë
Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Orav dhe Lajçak drekuan së bashku, ku folën për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë.
“Kënaqësi të takohesha sot me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë.
Si përfaqësues special i BE-së në Kosovë, pres me padurim të bashkëpunoj me të gjithë aktorët e familjes së BE-së për të forcuar qasjen “Team Europe” në terren” shkroi Orav në një postim.
Glad to meet today with EU Special Representative @MiroslavLajcak to discuss the latest political and security developments.
As the EU Special Representative in Kosovo, I look forward to collaborating with all EU family actors to strengthen a #TeamEurope approach on the ground. pic.twitter.com/4m9ubd3Tq9
— Aivo Orav (@AivoOrav) September 6, 2024