Avni Arifi: Për shkak që s’ju doli Albin Kurti siç menduan, Gjermania po e dënon Kosovën e jo Kurtin
Ish-ambasadori i Kosovës Avni Arifi ka reagur pas deklaratës së djeshme të ambasadorit gjerman Jorn Rohde se mund të shkojnë tutje me CEFTA edhe pa Kosovën.
Arifi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook u shpreh se “për shkak që Gjermanisë nuk i doli Kurti siç e kishin menduar, po e dënojnë Kosovën”.
“Gjermania shumë e ka pas ndihmu Kurtin me ardhë në pushtet por si duket Kurti nuk ju doli ashtu siç e kishin menduar Gjermanët. Padrejtësia Gjermane n këtë rast është se për shkak që sju doli Kurti siç menduan po e dënojnë Kosovën e jo Kurtin”, ka shkruar Arifi ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Kanë të drejtë deputetët e VV që po e quajnë të padrejtë vendimin e Gjermanisë që të shkohet më tutje me CEFTA pa Kosovën. Jo pak e padrejtë por shumë e padrejtë por jo për arsyet që ata po e quajnë të padrejtë. Gjermania shumë e ka pas ndihmu Kurtin me ardhë në pushtet por si duket Kurti nuk ju doli ashtu siç e kishin menduar Gjermanët. Padrejtësia Gjermane n këtë rast është se për shkak që sju doli Kurti siç menduan po e dënojnë Kosovën e jo Kurtin. A duhet pak vetkritikë të ketë edhe Gjermania për projektin e tyre të dështuar e për të cilin po e detyrojnë krejt popullin e Kosovës të paguaj.