Qalaj: Hapjen e urës së Ibrit, Kurti po e përdor për përfitime elektorale, heshtja e tij është e imponuar nga ndërkombëtarët

Qalaj: Hapjen e urës së Ibrit, Kurti po e përdor për përfitime elektorale, heshtja e tij është e imponuar nga ndërkombëtarët

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj, thotë se heshtja e kryeministrit për çështjen e urës së Ibrit, është thjesht një heshtje e imponuar nga faktori ndërkombëtarë.

Qalaj thotë se Kurti çështjen e urës së Ibrit është duke e përdorur për popullizëm dhe përfitime elektorale.

“Çështja e urës është një cështje e cila është mjaft sensitive dhe pajtohem që është duke u përdorur nga kryeministri i Kosovës për popullizëm dhe çështje elektorale. Ndërsa cështja e heshtjes së tij në raport me hapjen ose jo të urës, është thjesht një heshtje e imponuar nga faktori
ndërkombëtarë. Ju i keni parë demonstrimin e forcave të KFOR-it në urë para disa ditësh, edhe pse ata e quajtën një ushtrim, mirëpo ushtrimet e ushtarëve dhe policisë mbahen kryesisht në ambientet e KFOR-it dhe ambientet e policisë në këtë rast, nuk mbahet në qendër të qytetit nuk mbahet në një objekt sensitiv, mirëpo ata aty kanë pas një mision që të parandalojnë çfardo nisme të qeverisë për hapjen e urës”, tha ai.

Tutje, thotë se është mirë që ura të hapet, pasi që ka nevojë që njerëzit të lëvizin lirshëm në çdo pjesë të Kosovës.

“Do të kishte qenë mirë që ura të hapet, për shkak se ne kemi nevoj që njerëzit të lëvizin lirshëm në cdo pjesë të Kosovës, edhe në atë pjesë. Mirëpo gjithmonë duke pas parasysh cështjen e sigurisë dhe marrdhëniet tona janë të ndërsjella me partnerët tanë, duhet të jemi të kujdesshëm mirëpo po është legjitime që ura të hapet”, përfundoi Qalaj për GazetaBlic.

 

 

Shpërndaje në: