Bllokadat e paralajmëruara në veri, Musliu: Shteti i Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in, ta parandalojnë çdo rrezik të mundshëm

Bllokadat e paralajmëruara në veri, Musliu: Shteti i Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in, ta parandalojnë çdo rrezik të mundshëm

Sot nga ora 18:00, pritet të filloj protesta e thirrur nga Kryetari i së ashtuquajturës “Shoqatë e qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë”, Rasha Rojeviq, për bllokimin e pikave kufitare.

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar deputetja nga rradhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ku thotë se paralajmërimet e serbëve nuk përbëjnë më ndonjë risi.

Sa i përket tensioneve që mund të ndodhin në veri, Musliu thotë veriu është në tension të vazhdueshëm.

“Paralajmërimet e serbëve nuk përbëjnë asnjë risi për mua. Serbet nuk janë tjetërsuar janë të njejtit të palekundur në qendrimet e pretendimet e tyre të padrejta ndaj Kosovës. Sa i përket tensioneve të mundshme në veri duhet ta themi qartë dhe zëshem se veriu është në tension të vazhdueshem. Vet fakti që ajo pjesë administrohet nën masa policore është e qartë për tensionet e situatës”, u shpreh ajo.

Tutje, ajo thotë se shteti i Kosovës dhe institucionet e sigurisë duhet të jenë të përgatitura nëse do të ketë përshkallëzim të situatës në veri, dhe në bashkëpunim me KFOR-in ta parandalojnë çdo rrezik të mundshëm.

“Shteti i Kosovës dhe institucuonet e sigurisë duhet të jenë të përgatitura nëse do të kemi përshkallëzim të tensioneve dhe situatës në veri dhe me profesionalizem e në bashkëpunim me KFOR-in të parandalojnë çdo rrezik të mundshem apo çdo tendencë për destabilizim të vendit”, përfundoi Musliu

Shpërndaje në: