Përvjetori i Policisë, Musliu poston një video të rrallë të Thaçit

Përvjetori i Policisë, Musliu poston një video të rrallë të Thaçit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka postuar një video të rrallë të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaëi.

Video, e cila është realizuar më 6 shtator të vitit 1999, tregon fjalimin e Hashim Thaçit në hapjen e Shkollës së Policisë në Vushtrri.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se emri i Hashim Thaçit është i pandashëm me historinë e shtetit të Kosovës.

“Emri I Presidentit THAÇI I pandashem me Historinë e SHTETIT! Hashim Thaçi, më 6 shtator të vitit 1999, duke e hapur Shkollën e Policisë, ku 176 kandidatë filluan trajnimin si gjenerata e parë e pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës”, ka shkruar Musliu.

Shpërndaje në: