Ndalet rryma në momentin kur Kurti nis fjalimin për Policinë e Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti mori pjesë sot në ceremoninë e shënimit të 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. Kurti nisi fjalimin e tij me falënderime ndaj të pranishmeve.
Derisa filloi të flasë për Policinë e Kosovës, Kurtit i ndodhi e papritura.
Në sallën ku po zhvillohet ceremonia u ndalën dritat, mikofronët dhe çdo lidhje tjetër me energjinë elektrike.
Kurti e mori me shaka dhe nisi të qesh në momentin kur atij iu ndal mikroni, derisa priste që të rregullohej.