Lajçak: Serbia ka tërhequr letrën e Bërnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajçak: Serbia ka tërhequr letrën e Bërnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se Serbia ka tërhequr letrën dërguar bllokut vitin e kaluar, ku shprehte rezerva për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve.Lajçak këtë e ka bërë të ditur në një adresim para mediave pas takimit që kishte në Kosovë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

“Letra është tërhequr. Ka deklarata këndej e andej se që nuk ndihmojnë, por marrëveshja është e ligjshme në tërësi dhe ajo është bërë pjesë e rrugës evropiane të Kosovës dhe Serbisë kështu që është e detyrueshme dyfish”, tha Lajçak.

Në takimin e fundit të nivelit të lartë që u mbajt më 26 qershor në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati refuzuar ta takojë presidentin serb, Vuçiq. Ai paraqiti tri kushte për angazhimin e mëtejmë në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë.

Ndër të tjera kusht ishte edhe tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023.Kurti tha se pa dorëzimin e Milan Radoçiqit dhe grupit paramilitar serb që kryen sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator të vitit të kaluar, nuk mund të ketë mirëbesim në dialogun me Serbinë.

Shefi i ekzekutivit kosovar, nuk pranoi të takohej me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq pa u bërë formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve; tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023, dhe dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Lajçak nuk e tregon datën: Jemi marrë vesh për një takim …

Shpërndaje në: