“Ishte e padrejtë”, Granit Xhaka tregon pse u nervozua mbrëmë: S’kam parë diçka të tillë, u emocionova!

“Ishte e padrejtë”, Granit Xhaka tregon pse u nervozua mbrëmë: S’kam parë diçka të tillë, u emocionova!

Kombëtarja e Zvicrës i nisi me humbje aventurat e reja në UEFA Nations League për edicionin 2024/25, pasi mposhten nga Danimarka me rezultatin 2:0.

Granit Xhaka mbrëmë u ndëshkua me karton të kuq, dhe gjatë një interviste pas ndeshjes ai tregoi se ishte tejet nervoz dhe s’i kishte ndodhur një gjë e tillë moti kohë.

“Vitet e fundit jam bërë shumë i qetë. Por, kur një lojë është aq e padrejtë sa sot, emocionohem shumë. Në futboll fjala respekt në fakt shkruhet me shkronja të mëdha. Por, ajo që treguan sot lojtarët e Danimarkës nuk ka të bëjë me respektin.

“Ne u sollëm në mënyrë fantastike, duke larguar topin jashtë vijave sa herë që ishte nevoja për lojtarët kundërshtarë. Kurse ata nuk e bën një gjë të tillë dhe shënuan.

“Unë e di që nuk është dashur ta bëja, por ndonjëherë ka momente kur e humb vetën. Është e hidhur për mua dhe për ekipin, por ndohi dhe tani duhet të shohim vetëm përpara.

“Ky është një skandal i madh për mua. Gjyqtari e shikon VAR-in, por jo të gjithë aksionin”, u shpreh Granit Xhaka pas humbjes mbrëmë

Kujtojmë që Granit Xhaka do të mungoj në ndeshjen e ardhshme ndaj Spanjës, por do të rikthehet për takimet e tetorit ndaj Serbisë.

Shpërndaje në: