Kryediplomati i Turqisë vjen sot në Kosovë, takohet me Gërvallën

Kryediplomati i Turqisë vjen sot në Kosovë, takohet me Gërvallën

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë do të qëndrojë për vizitë sot në Kosovë.

Ai do të pritet në takim nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në orën 09:45, raporton Express.

Sipas njoftimit të MPJ’së turke, “gjatë takimeve do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare”

“Ministri Fidan do të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën dhe do të takohet me komunitetin turk dhe përfaqësuesit e tij”.

Po ashtu bëhet e ditur Ministri Fidan do të vizitojë edhe shtabin e KFOR-it.

Ky takim ndodhë në një kohë kur autoritetet turke kanë arrestuar një shtetas të Kosovës, për të cilin shërbimi sekret turk tha se është pjesëtar i shërbimit izraelit të inteligjencës Mosad.

Shpërndaje në: