Një mjet tymosës shpërthen në “Fadil Vokrri”, rumunët ndalin stërvitjet përkohësisht
Derisa lojtarët po hynin në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, një tym i verdhë ishte hudhur brenda stadiumit nga jashtë.
Për arsye sigurie, lojtarët e Rumanisë u rikthyen përsëri në dhomat e zhveshjes, kështu raporton mediumi rumun “Golazo.ro”.
Ky medium shton më tutje se disa tupana dëgjoheshin në afërsi të stadiumit, derisa aty ndodhet “Fan Club” i “Dardanëve”.
Pas një periudhe të shkurtër pushimi, gjithçka iu kthye normalitetit, dhe stërvitja e Rumanisë shkoi si mos më mirë./GazetaExpress/