Arrestohet një person, dyshohet se e plagosi një tjetër në Prishtinë

Arrestohet një person, dyshohet se e plagosi një tjetër në Prishtinë

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ai dyshohet se e ka plagosur me armë zjarri një person në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” në Prishtinë.

I dyshuari është Sh. A, i moshës 29 vjeçare.

 

Njoftimi i plotë:

Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje në tentativë

Më datën 27.08.2024, është raportuar për gjuajtje me armë në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” në Prishtinë, ku nga arma e zjarrit është plagosur një person.

Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

Puna e zyrtarëve nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, prezencën e të cilit e kanë siguruar sot.

Nga hetuesit policor gjithashtu është bërë sekuestrimi i një arme zjarri e cila dyshohet të jetë përdor në rast.

Personi i dyshuar Sh.A, mashkull, 29 vjeç, është intervistuar nga ana e policisë dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Ndaj tij po kryhen procedurat për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje.

Shpërndaje në: