Për çka biseduan në telefon Scholzi dhe Vuçiqi?
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë me dije se ka biseduar me kancelarin gjerman Olaf Scholz, për çështjet rajonale dhe vazhdimin e bisedimeve në kuadër të procesit të Berlinit.
“Një bisedë e shkëlqyer dhe shumë produktive me kancelarin Scholc për çështje kyçe me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë. Shkëmbyem mendime për çështjet rajonale dhe vazhdimin e bisedimeve në kuadër të Procesi të Berlinit”.
Në bisedën telefonike me Scholzin, kryetari I Serbisë thotë se kanë diskutuar edhe për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
“Biseduam edhe për nevojën në rritje për intensifikimin e përpjekjeve diplomatike në rajon për zgjidhjen e çështjeve të shumta me rëndësi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, e veçanërisht për promovimin e lidhjeve ekonomike dhe integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram