Presidentja Osmani shtron drekë për ministren e jashtme të Finlandës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtruar drekë për ministren e jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.
Gjatë ditës, kryediplomatja finlandeze është pritur në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ku bashkërisht mbajtën edhe një konferencë për media.
Ajo, pas kësaj dreke, pritet të takohet edhe me kryeministrin Kurti, në Qeverinë e Kosovës.