Janjiq: Sulmi në Banjskë varrosi pozicionet e Beogradit dhe serbëve në Kosovë
Dushan Janjiq, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Etnike për gazetën serbe Danas ka thënë se sulmi në Banjskë ka varrosur pozicionet e Beogradit dhe serbëve në Kosovë.
Ai ka thënë se situata aktuale në Kosovë është përmbushje e Marrëveshjes së Ohrit.
“Ajo që po ndodh tani në Kosovë është përfundimi i Marrëveshjes së Ohrit. Është imponimi i normalitetit dhe “dashuria e detyruar” nuk mund të jetë kurrë e këndshme. Para së gjithash, nuk është e këndshme për serbët në veri të Kosovës dhe nuk mund të jetë e këndshme për askënd në Serbi që kujdeset për demokracinë dhe njëfarë respekti themelor për vlerat.” – ka thënë ai.
“Nuk mund t’i shpëtoj përshtypjes se aksioni në Banjskë ishte një aksion i përgjuar në të cilin keni elementë terroristë, që do të thotë se ka qenë i organizuar. Ka edhe sulm ndaj NATO-s në Zveçan dhe gjëra të tjera. E gjithë kjo e solli krizën në pikën e vlimit të sigurisë, gjë që është tragjike, por edhe e mirë, sepse nuk mund të gënjehej më se nuk kishte njësi paraushtarake, terroriste dhe doli se kishte fundamentalistë islamikë. Ka ardhur koha e pjekjes. Kjo krizë u soll deri në pikën ku Serbia duhej të tërhiqej.” – ka thënë ai.