‘Çele guri gojën’, Kurti shkruan për takimin me Atiq, s’e thotë as edhe një fjalë për urën e Ibrit

‘Çele guri gojën’, Kurti shkruan për takimin me Atiq, s’e thotë as edhe një fjalë për urën e Ibrit

Kryeministri Kurti ka njoftuar se e ka pritur në takim kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe stafin e tij.

Kurti ka shkruar edhe se për cka është diskutuar në këtë takim, megjithatë se ka përmendur askund çështjen e urës së Ibrit.

Ndryshe, që nga koha kur shefi i CIA-s, William Burns, vizitoi Kosovën – qeveria duket se e ka harruar hapjen e urës së Ibrit.

Madje kryeministri Kurti edhe kur pyetet nga gazetarët, e injoron këtë temë.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Në Komunën e Mitrovicës së Veriut po shtohen arritjet dhe shërbimet komunale e paralelisht me to po pakësohen sfidat dhe problemet. Përfitues janë të gjithë qytetarët e kësaj komune, e përgëzimet i takojnë qeverisjes komunale.

Me kryetarin Erden Atiq, nënkryetaren, Katarina Ađančić dhe kabinetin e drejtorëve komunalë patëm një mëngjes pune sot në kryeministri (teksa unë shoqërohesha nga ministrat e qeverisë sonë, Nenad Rašić dhe Elbert Krasniqi). Nga ata u njoftova për progresin dhe përgatitjet për fillimin e procesit të legalizimit të objekteve dhe hartimit të planit zhvillimor, për databazën e rasteve sociale që kanë nevojë për mbështetje institucionale, për funksionalizimin e zyrës së Agjencisë për Regjistrimin e Biznese ve të Kosovës, rekrutimim e stafit të ri profesional, fillimin e digjitalizimit të arkivës dhe për planet për funksionalizimin e e-kioskut për shërbime digjitale.

Diskutuam edhe për projekte dhe bashkëpunime të reja që nxisin zhvillimim ekonomik lokal dhe përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve. I jemi mirënjohës kryetarit Atiq dhe nënkryetares Ađančić për përkushtimin në punë, bashkëpunimin e afërt dhe zellin për t’i shërbyer publikes. Ata kanë mbështetjen time dhe të qeverisë për realizimin e projekteve dhe planeve që në qendër kanë qytetarin, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin.

 

 

 

Shpërndaje në: