Stërvitje dhe konferencë, zbulohet agjenda e Kosovës dhe e Rumanisë
Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për fillimin e edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Dardanët janë grumbulluar që nga e hëna, ndërsa dy ditë ushtruan në kampin nacional në Hajvali dhe dje përfunduan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
E Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e Kombëtares për ditën e sotme, kur edhe do të kompletohen përgatitjet për ndeshjen e nesërme me Rumaninë.
Selektori Franco Foda do të dalë sot në konferencë për shtyp nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” për të folur për ndeshjen e nesërme ndaj rumunëve.
Kurse, nga ora 17:30, po në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kombëtarja do ta zhvillojë një stërvitje të lehtë.
Ndërkaq, nga ora 18:15 do të mbahet konferenca për shtyp e Kombëtares së Rumanisë, e cila më pas do të stërvitë në stadiumin e kryeqytetit duke filluar nga ora 19:00.
Kosova dhe Rumania do të përballen mes vete nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.
E tri ditë më pas, Verdhekaltrit do të luajnë me Qipron në udhëtim.
Futbollistët kosovar janë shprehur optimistë për këto dy ballafaqime. /Express/