Kurti kërkon falje që ia huqi me detyrën e klasës së 7-të: Ekuacion i thjeshtë m’u duk në sekondën e parë
Kryeminsitri i vendit Albin Kurti u ka kërkuar falje nxënësve për huqjen që bëri me ekucionin.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti tha se “po të mendoja pak do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0“
Postimi i plotë:
Kërkimfalje nxënësve të klasës 7/1 të shkollës fillore “Ali Hadri”
Të dashur nxënës,
Ju falemnderit për mikpritjen e përzemërt në ndërtesën e re të shkollës suaj. Gëzimi juaj sot më mbushi me mall për bankat shkollore. Por, më duhet të them që tash jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese. Ekuacioni i thjeshtë matematikor m’u duk që në sekondën e parë që e ka zgjidhjen x=5; pra pesë, porsi pesëshet që ua dëshiroj juve. Po të mendoja pak, do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0, por në atë rast, nuk besoj që do të merrja mundin të merrja shkumësin e të shkruaja në dërrasën e klasës suaj. Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0.
Ju përshëndes e ju dua fort,
Albini