Hamza takohet me ambasadorin Guerot: Franca partnere strategjike, na ka mbështetur në të gjitha proceset jetike

Hamza takohet me ambasadorin Guerot: Franca partnere strategjike, na ka mbështetur në të gjitha proceset jetike

Kryetari i Mitrovicës së Jugut dhe kandidati për kryeminstër të Kosovës, Bedri Hamza ka takuar sot ambasadorin e Francës Oliver Guérot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hamza ka jap detaje nga takimi me ambasadorin francez, duke treguar se bashkë diskutuan “për nevojën e rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit në çështjet me interes dypalësh, por edhe në interes të forcimit të paqes”.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi bashkëbiseda e sotme në Mitrovicë me Ambasadorin e Francës, Olivier Guérot. Ne diskutuam për nevojën e rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit në çështjet me interes dypalësh, por edhe në interes të forcimit të paqes, bashkëjetesës dhe sigurisë në Kosovë e rajon. Franca është partnere strategjike e Kosovës për forcimin e perspektives euroatlantike dhe zhvillimin ekonomik. Si mike e dëshmuar, ajo na ka mbështetur në të gjitha proceset jetike për vendin dhe është adresë shumë e rëndësishme për integrimin e shteteve që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Kosova është mirënjohëse ndaj Francës dhe partnerëve strategjikë perëndimorë. Unë besoj se në rrugën tonë drejt realizimit të vizionit euroatlantik duhet të ecim së bashku me të gjitha shtetet partnere perëndimore.

Shpërndaje në: