Lutfi Haziri: Çështjen për hapjen e urës së Ibrit, Kurti po e shfrytëzon për konsum elektoral
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të pranojë pyetje nga gazetarët, gjatë një vizite në Institutin Francez të Kosovës. Shefi i qeverisë u pyet lidhur me çështjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë, por refuzoi të përgjigjet.
Lidhur me këtë çështje, ka reaguar deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ku thotë se caktimi i datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentes, e nxori Kurtin dhe partin e tij si lëvizje elektorale popullsite, në çështjen e Urës së Ibrit.
“Natyrisht që po, fatkeqësisht caktimi i datës nga ana e presidentes nxori Kurtin dhe partin e tij si lëvizje elektorale popullsite çështjen e qarkullimit të urës në lumin Ibër për automjetet e autorizume në fakt e cila ka rreziku edhe qarkullimin e lirë të njerëzve e cila është mrri në vitin 2018, përfundimisht është cështje kohe hapja dhe shfrytëzimi për mjete motorrike, tani më e ka mbyll këtë mundësi dhe po e shfrytëzon për konsum elektoral”, tha ai në një prononcim për GazetaBlic.
Tutje, ai thotë se Kurti ka shkaktuar atë që kanë luftuar qe 10 vite, që çështja e Urës së Ibrit të mos bëhet agjendë e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, ku thekson se ky format ka kaluar në nivel të dialogut.
“Nuk është tash cështje e Kurtit, por e sigurisë në shkallën e parë duhet koordinim me NATO-n, dhe cështja në nivel të dytë, fatkeqësisht kjo qeveri dhe Kurti ka shkaktu diçka që kemi luftu shumë së paku 10 vite që cështja e qarkullimit të urës në lumin Ibër të mos bëhet agjend e negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë, tani si duket ky format ka kaluar në nivel të dialogut Kosovë-Serbi”, përfundoi Haziri