Një person dyshohet se ka rënë nga ballkoni i një ndërtese në Pejë, pëson lëndime serioze

Një person dyshohet se ka rënë nga ballkoni i një ndërtese në Pejë, pëson lëndime serioze

Një person është gjetur me lëndime serioze në trotuar në rrugën “Mbretresha Teutë” në Pejë pasditen e së mërkurës.

Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se viktima dyshohet të ketë rënë nga ballkoni i një ndërtese.

Për të njëjtin ka thënë se është dërguar në emergjencë, për shkak të lëndimeve serioze që ka marrë.

“Sot rreth orës  12: 50 policia është njoftuar nga një qytetar ku ka pranuar se në rrugën “Mbretëresha Teutë”,  në Pejë është parë i shtrirë në trotuar një person mashkull. Patrolla menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe sipas informatave të para dyshohet se është hedhur nga ballkoni i ndërtesës me lëndime serioze, ndërsa është dërguar në emergjencë në spitalin e Pejës”, ka njoftuar ai.

Shpërndaje në: