Ankesat “copy-paste” të VV-së: PZAP i hedh poshtë të gjitha (Dokument)
Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim për gjashtë ankesat e partisë në pushtet, LVV e cila ishte ankuar për një vendim të KQZ`së për nurmin e votuesve nga diaspora.
PZAP ka hedhur poshtë të gjitha ankesat e VV-së.
Ndaj këtij vendimi të PZAP, partia në pushtet e ka edhe një opsion për t`u ankuar, ai përmes Gjykatës Supreme si organ i fundit që mund të vendos për ankesat e VV`së.
Periskopi ka shkruar ditë më parë se si partia në pushtet është ankuar në PZAP, kundër KQZ`së, anipse partia në pushtet LVV, kishin votuar për ndryshimet zgjedhore, e ku përfshihet edhe numri maksimal i votuesve nga diaspora, që për herë të parë do të mund të votojnë në amabasadat ose përfaqësitë diplomatike të Kosovës.