Shkaqet dhe Faktorët pse LVV do bie në 30%-40%

Shkaqet dhe Faktorët pse LVV do bie në 30%-40%

Shkruan: Sheholl Muharremi

Një ndër temat e zgjedhjeve të ardhshme është edhe pyetja ‘sa ka me i fitu Kurti dhe LVV zgjedhje e ardhshme’. Projekcionet e tyre me mirëmbajtë fitoren e fundit, nuk janë të arsyeshme. Thujase asnjë parti politike në botë nuk do të mund të mirëmbante atë fitore spektakolare. Kjo për shkak se pushteti të konzumon, gati gjysma e votave ishin votë ndëshkuese për partitë tjera dhe se krizat globale dhe vendore do të ndikojnë dramatikisht. Në vijim po elaboroj pse mbështetja për LVV do të tkurret si dhe cilat do të jenë shkaqet e rënies:

1. Vota e Ndëshkimit në bazë të së cilës përfitoj LVV zgjedhjet e fundit nuk është më aty. Mundemi me spekulu që ndoshta rreth 50% e votave që ka fituar LVV janë vota ndëshkrimi për partitë e tjera që ishin aq gjatë në pushtet dhe për të gjitha aferat që kishin bërë. Ky faktor do ja heq LVV së paku 5-10% të vlerës.

2. Ndryshimet tek partitë opozitare. Konteksti dhe struktura e partive kryesore opozitare është toalisht e ndryshme nga konteksti i kaluar. Tani kemi ekipe dhe frymë të re tek LDK dhe PDK. Kurti dhe LVV nuk do të garojnë më me Thacin e Isa Mustarën por me Krasniqin e Abdixhikun. Të dy këta lider të partive janë të shkolluar mirë dhe me eksperiencë. Strategjia e tyre do të jetë totalisht e ndryshme nga cka kemi mësuar të shofim nga këto dy parti gjatë 20 viteve të fundit. Gjithashtu kemi edhe shumë fytyra të reja në këto parti që nuk janë të konzumuara dhe japin shpresë për të ardhmën, sidomos një numër i theksuar i grave të afta dhe të pakorruptuara.

3. Konzumimi dhe amortizimi nga pushteti. Nëse dëshiron me dobësu një parti politike në vend në zhvillim me pak resurse, vendose në pushtet. LVV është rritur kryesisht për shkak se ka qenë jashtë pushtetit. Më lehtë është të bësh opozitë dhe protesta sesa të zgjidhësh problemet e qyetetarëve. Fakti që LVV ka qenë e vetme në pushtet e ka amortizuar edhe më shumë sesa zakonisht. Kemi qenë dëshmitar se si LVV ka abuzuat me RTK por edhe me shumicën e bordeve ku ka vendosur pjestarë të partisë aty ku duhet të ishin profesionistë dhe të pavarur.

4. Kriza Financiare. Familjet kosovare kanë qenë të ekspozuar në një ndër krizën më të egër financiare në 40 vite e fundit. Inflacioni ka prekur aq thellë xhepat e familjeve saqë buxheti i shumicës nuk ka arritur datën 20 të muajit. Kur qytetari dhe familjet preken në xhepa, ajo është ndikimi më ndikues i mundshëm. Kjo krizë zakonisht ju faturohet qeverive në pushtet. Gjatë 3-4 viteve të fundit gjithashtu, si pasojë e krizës financiare patëm largim të rreth 200,000 personave jashtë vendit, kjo për shkak të kushteve socio-ekonomike. Nuk ka se si kjo të mos shkoj e pa faturuar në zgjedhje për qeverinë në pushtet.

5. Motivi i Albin Kurtit dhe LVV për fitore nuk është aty. Anëtarët dhe protagonistët kryesor të LVV po projektojnë një fitore me 60% e 80%. Kjo do hakmerret dhe do të ndikoj në rezultat final për shkak se kjo e demotivon aktivistin të punoj për zgjedhje. “Nëse fitorja është kaq e sigurt, pse të angazhohem” do të thonë. Por edhe vet kryeministri dhe ministrat e protagonistët kryesorë janë të lodhur nga pushteti i tepërt. Janë ballfaquar me presion të jashtëzakonshëm nga diplomacia, nga mediat vendore private si dhe me një gjendje kritike të sigurisë në Basnjskë. Kjo do të bëjë efektin e saj në rezultat dhe dëshirë për të punuar për fitore.

Në përgjithësi është absurde në një kontekst dhe situatë të këtillë më këto ndryshme dhe faktorë të presësh përkrahje të njejt spektakolare për një parti politike. Të presësh fitore mbi 40% për LVV me këtë konteskt është joracionale e paarsyeshme. Këto faktorë do të ndikonin në secilin vend të botës dhe Kosova nuk është një përjashtim.

Por këtu nuk ka asgjë të keqe dhe situata është shumë normale. LVV po korrektohet nga një fitore e pazakonsht dhe kjo mund të quhet korrektim i shëdetshëm, të i bëjë mirë partisë dhe Kosovës. Kjo gjithashtu po hapë rrugë që LVV sërish të del e para por mos të qeverisë dhe marrë përgjegjësit vet. Kjo gjithashtu është shumë pozitive. Zgjerimi i koalicionit me një parti tjetër të madhe është e domosdoshme dhe në kohën e duhur. Sidomos kjo do të mundësoj LVV të fokusohet në sektorët e sundimit të ligjit dhe mbrojtjes derisa do i mundësoj Kosovës të ndryshoj diskurin ekonomik nga e majta në qendër të djathtë.

Shpërndaje në: