Ramadani: Krejt këta pushtetarë që s’lanë gjë pa fyer NATO-n, duhet të kërkojnë falje për popullin e Kosovës
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se ura ka rrezik të riktehet në dialog në Bruksel.
Përmes një shkrimi në rrjetin social, ai ka thënë se iniciativa për hapjen e urës duhet të rifillojë, por me komunikim me NATO-n.
“Krejt këta pushtetarë që s’lanë gjë pa fyer NATO-n duhet të kërkojnë falje për popullin e Kosovës, për NATO-n dhe të pranojnë publikisht se e kanë mësuar gabimin.” – ka shtuar ai.
Në fund, Ramadani ka thënë:
“ Dialogu dhe bashkë-planifikimi për hapjen e Urës dhe veprimet tjera që kanë dimension të sigurisë të bëhen me NATO-n, jo me Serbinë!”.
Postimi i plotë:
Ura ka rrezik të ri-kthehet në dialog në Bruksel! Të rifillojë iniciativa!
Tash, pas komprometimit (për shkak të konfrontimit deklarativ me NATO-n) të iniciativës për hapje të plotë të Urës, insistoj në këto tri pika:
1. Iniciativa për hapjen e plotë të Urës duhet të ri-nis!
Me koncept tjetër, me Komunikim Strategjik Kosovë-NATO.
2. Krejt këta pushtetarë që s’lanë gjë pa fyer NATO-n duhet të kërkojnë falje për popullin e Kosovës, për NATO-n dhe të pranojnë publikisht se e kanë mësuar gabimin.
3. Dialogu dhe bashkë-planifikimi për hapjen e Urës dhe veprimet tjera që kanë dimension të sigurisë të bëhen me NATO-n, jo me Serbinë!