KFOR-i e “blindon” sërish Urën e Ibrit
Sërish të mërkurën në orët e mëngjesit janë parë forca të shtuara të ushtarëve dhe automjeteve të KFOR-it mbi Urën e Ibrit.
Sipas karabinierëve, forcat e shtuara janë si vazhdim i trajnimit që ka nisur të shtunën.
Në fotografitë e dërguara nga gazetarja shihet edhe një dron, raporton Telegrafi.