Konflikti Sekiraqa-Capat, Olluri: Mungesa e Xhelal Sveçlës në vendngjarje është mesazh i keq
Gazetari Parim Olluri duke folur në Pressing në T7për konfliktin “Sekiraqa-Capat” që rezultoi me vdekjen e Premtim Gashit dhe plagosjen e pesë të tjerëve, ka kritikuar mungesën e ministrit Xelal Sveçla dhe drejtorit të Policisë nga vendi i ngjarjes në Aktash. Ai argumentoi se mospjesëmarrja e tyre dërgon një sinjal të rrezikshëm.
“Mungesa e Xhelal Sveçlës, ministrit të MPB-së edhe e Drejtorit të Policisë në vendin e ngjarjes është mesazh i keq”, deklaroi Olluri.
“Ishte dashtë që të dy me qenë aty e me përçu mesazh që shteti është i interesuar me i luftu grupet e tilla dhe mos me leju që njerëz të tillë me përça Prishtinën”, tha ai.
Olluri theksoi se mungesa e tyre mund të trimërojë elementët kriminalë. “Kemi pas shumë raste që besoj që grupet banditeske janë inkuraju, e ki rastin e Sekiraqës ka ikë dhe nuk e dim nëse është t’u e lyp dikush…Njeriu më i famshëm i botës së krimit u arratis”, tha Olluri.