Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, familja thotë se asnjëherë nuk janë përfshirë në gjëra të tilla

Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, familja thotë se asnjëherë nuk janë përfshirë në gjëra të tilla

Shteti i Turqisë sot arrestoi një kosovar, si i dyshuar për bashkëpunim me Izraelin.

Bëhet fjalë për Liridon Rexhepin, i cili, sipas turqve, ishte pjesë e rrjetit financiar të Mossad-it, në Turqi.

Ai u arrestua nga Departamenti i antiterrorit i policisë së Stambollit.

Familja e Liridonit kanë reaguar për herë të parë pas arrestimit të tij, duke njoftuar opinionin se kanë ngarkuar me detyrë avokatin Arianit Koci, për t’u marrë me procedurat e nevojshme për zbardhjen e rastit.

 

Ka qenë vet avokati Koci, që ka postuar mesazhin e familjes Rexhepi, të cilët pohojnë se janë të bindur se Liridoni është i pafajshëm.

“Jemi të gatshëm për bashkëpunim me secilin institucion të Kosovës apo edhe të Turqisë për ta sqaruar situatën” thuhet në mesazhin e familjes.

Ky është postimi i plotë i avokatit Koci:

Si përfaqësues i autorizuar i familjes së Liridon Rexhepit opinionit publik po ia përcjell këtë porosi:

Të nderuar qytetarë;

Të nderuar familjarë, shokë, miq e dashamirë;

Njëjtë sikur ju, edhe ne jemi të shqetësuar, njëkohësisht të befasuar, me arrestimin e vëllait tonë, Liridonit, nga autoritetet turke në Stamboll.

Ne jemi të bindur që vëllai ynë është i pafajshëm, ngase asnjëherë të vetme nuk jemi të përfshirë në pretendimet që thuhen, as ne si familje, e as Liridoni.

Jemi të gatshëm për bashkëpunim me secilin insitucion të Kosovës apo edhe të Turqisë për ta sqaruar situatën.

Të gjitha informatat eventuale, do të përcjellën përmes të autorizuarit tonë avokatit Arianit Koci.

Me respekt, familja Rexhepi

Shpërndaje në: