Mbyllja e institucioneve paralele në Veri, Policia i fton pesë përfaqësues serbë për t’i intervistuar
Ditë më parë institucionet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele në Mitrovicën Veriore, lidhur me këtë rast janë ftuar për intervistim pesë serbë (përfaqësues të këtyre institucioneve), të dyshuar për falsifikim dokumentesh.
Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zv.drejtor i Policisë për veriun.
“I kemi ftu pesë persona për intervistim të cilët janë përfaqësues të institucioneve paralele lidhur me falsifikim të dokumenteve”, tha Elshani për Gazetën Express.
Mediat serbe në Kosovë raportojnë se bëhet fjalë për Milan Radojeviq, Igor Simić, Ivan Zaporožac, Ivan Todosijević dhe Zoran Todić.
Ndërkohë, Elshani nuk dha detaje nëse këta persona i janë përgjigjur ftesave për intervistim.
Serbët në Mitrovicë kanë protestuar për dy ditë rresht për mbylljen e institucioneve paralele.