Konjufca: Hapja e urës së Ibrit është domosdoshmëri, s’përbën kërcënim të sigurisë

Konjufca: Hapja e urës së Ibrit është domosdoshmëri, s’përbën kërcënim të sigurisë

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca e quajti “domosdoshmëri” hapjen e urës së Ibrit, gjatë një intervistë në emisionin “DPT TE FIDANI” në Klan Kosova.

Sipas tij, hapja e urës nuk përbën kërcënim të sigurisë.

“Mua më duket që nuk ka kurrëfar potenciali atje për të eskaluar situata, nuk më duket se hapja përbën një kërcënim të sigurisë, hapja e kësaj ure është një domosdoshmëri jo e sotit, është një domosdoshmëri e cila ka qenë vite me radhë, sepse tashmë jemi vonë le të thuhet me fjalë të tjera, sa i përketë hapjes së kësaj ure”.

“Është dashur ndoshta më mirë të themi të mos mbyllet fare kjo urë, por ja që është mbyllur dhe vet simbolika që e ka prania e ushtarëve mbi urë, nuk len shijen më të mirë, për një Kosovë të bashkuar dhe për një Kosovë unitare”, është shprehur ai.

Shpërndaje në: