Arrestimi i kosovarit në Turqi si agjend i Mossadit, MPJD-ja: Jemi në kontakt me autoritet turke
Sot u njoftua se një qytetar i Kosovës me emrin Liridon Rexhepi është arrestuar në Turqi nën dyshimin se ka punuar për shërbimin sekret të Izraelit “Mossad”.
Në lidhje me këtë temë është deklaruar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.
Në një përgjigje për Kallxo-n, MPJD-ja ka theksuar se Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke.
“Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke lidhur me këtë rast. Në lidhje me informacione të reja do t’iu mbajmë të informuar”- ka thënë këshilltari i MPJD-së, Leutrim Sahiti.