Gjuajtja me armë në Prishtinë, deklarohet Policia
Të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë, ku një punëtor i Extreme Pizza-s është sulmuar nga një person.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 14:20, kanë marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Sipas Policisë, bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar.
Zëdhënesja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar se çka realisht ka ndodhur.