Kurti thotë se solli “2.7 herë më shumë” investime të huaja direkte sesa qeveritë e kaluara
Kryeministri Albin Kurti tha se 705.6 milionë euro është mesatarja vjetore e investime të huaja direkte gjatë qeverisjes së tij.
Kurti shkroi në Facebook se me të kryeministër, ka pasur “2.4 herë më shumë” investime të huaja direkte sesa “mesatarja vjetore gjatë qeverive të kaluara” për të cilën tha se “është 299.8 milionë euro nëse e marrim nga viti 2007 e këtej”.
“Qeverisja e mirë dhe e ndershme, me besueshmëri dhe kënaqshmëri të lartë qytetare, sundimi i ligjit, përparimi demokratik, stabiliteti institucional, reformat ekonomike, përgjegjshmëria fiskale, politikat tatimore të përshtatshme, mbështetja e investimeve përmes garantimit të kredive, fuqia punëtore e kualifikuar, e me skemat e punësimit të subvencionuara nga qeveria po e bëjmë shtetit tonë një destinacion përherë e më shumë tërheqës për investime dhe opsion gjithnjë e më të favorshëm për investitorë të huaj”, shkroi ai.