Osmani takon shefin e ri të BE-së: Kosova ka mbushur kushtet për statusin e vendit kandidat

Osmani takon shefin e ri të BE-së: Kosova ka mbushur kushtet për statusin e vendit kandidat

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Bëhet e ditur se Osmani i uroi mirëseardhje dhe sukses ambasadorit Orav përgjatë mandatit të tij, teksa u ritheksua përkushtimi dhe angazhimi i vazhdueshëm i Kosovës drejt BE-së.

“Presidentja Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave në të gjitha fushat, duke harmonizuar legjislacionin e saj me atë të BE-së, si dhe duke qenë plotësisht e bashkërenduar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së”.

“Tutje, Presidentja theksoi se Kosova ka mbushur të gjitha kushtet për ta fituar statusin e vendit kandidat të BE-së”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Tutje, bëhet e ditur se në takim u fol edhe për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë sigurinë si dhe bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës dhe atyre të BE-së, me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka përsëritur rëndësinë e madhe të trajtimit të shteteve aspiruese bazuar në merita dhe në përqafimin e vlerave që qëndrojnë në themelet e BE-së”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: