Pesë të dyshuarit për vrasjen në Aktash sot dalin para gjyqtarit, seanca pritet të mbahet në QKUK
Familjet Sekiraqa dhe Gashi (Capat), të njohura edhe si grupe që janë në konflikt qe një kohë vazhduan ‘betejën’ të dielën mbrëma e që përfundoi tragjikisht.
Nga konflikti me armë mes tyre si në filma, në lagjen Aktash në Prishtinë, pas shkrepjes së rreth 100 plumbave, një person mbeti i vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën. Ndaj të plagosurve që edhe dyshohen për rastin, sot mbahet seanca, raporton Gazeta Sinjali.
Seanca dëgjimore ndaj Salih Sekiraqës, Korab Gashit, Robert Llumnicës, Fatos Abazit dhe Valdrin Ademit pritet të mbahet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ata po trajtohen.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e ka konfirmuar se seanca nisë në orën 14:00.
Vendi ku ndodhi përleshja mes dy grupeve u ekzaminua në detaje dhe u mbikëqyr nga Policia deri dje në mesditë. Në atë lokacion, në rrugën “Gazmend Zajmi”, Policia ka gjetur armë.
Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.