Rrustem Dedaj nis dëshminë në Speciale, pritet të zgjasë për dy ditë

Rrustem Dedaj nis dëshminë në Speciale, pritet të zgjasë për dy ditë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ka nisur dëshminë Rrustem Dedaj, i cili është ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dëshmia e tij pritet të zgjasë për dy ditë radhazi.

Ai fillimisht është duke u intervistuar nga trupi i prokurorisë, ku është duke u pyetur për disa dokumente.

“A ju kujtohet që TPN-ja ju ka intervistuar në korrik dhe gusht të vitit 2002?”, ka qenë pyetja e prokurorit drejtuar Dedajt kurse përgjigja e tij ka qenë vetëm “po”.

Dokumenti i prezantuar në Speciale.

Deklaratën që e ka dhënë në TPN, DhSK-ja ia ka dhënë edhe një herë Dedajt që ta rilexoj.

Ai po pyetet edhe për disa dokumente të cilat i janë prezantuar atij javën e kaluar dhe pyetjet që po i drejtohet nga prokuroria janë se a e ka parë këtë dokument më herët.

Dedaj, ka thënë se disa nga dokumentet që po prezantohen për herë të parë i ka parë në “verën e vitit 1998”.

Më 2 shtator, Imer Imeri, aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) gjatë luftës në Kosovë, ka dëshmuar në procesin gjyqësor kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Nuk jam këtu kundër UÇK-së – ajo është e artë për popullin e Kosovës – por mjerisht, veprat e individëve të caktuar më kanë sjellë sot këtu”, ishte deklarata e Imerit para prokurorëve dhe gjykatësve të hënën në seancë.

E prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Vega Iodice, ka thënë se Imeri është rrëmbyer në Kosovë dhe është mbajtur në një kazermë në Shqipëri, ndërsa aty është rrahur nga pjesëtarë të UÇK-së.

“Dëshmitari është shqiptar i Kosovës që është rrëmbyer nga ushtarët e UÇK-së sepse ishte përkrahës i LDK-së. E kanë mbajtur në kazermën ushtarake të UÇK-së në Shqipëri, ku edhe është rrahur nga ushtarët e UÇK-së”.

Nga mbi 300 dëshmitarë në total, deri tani janë dëgjuar 80 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-zyrtarë të misioneve, ish-komandantë e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura për publikun, ndërsa sot do të ofrojë dëshminë dëshmitari i 81-të.

Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), akuzohen nga e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999.

Në procesin gjyqësor që ka nisur më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm. /albanianpost/

Shpërndaje në: