Më 7 shtator në Podujevë përurohet shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

Më 7 shtator në Podujevë përurohet shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se më 7 shtator do të përurohet shtatorja e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Bulliqi ka thënë se kjo shtatore është financuar nga buxheti i Komunës së Podujevës.

“Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, të shtunën më 7 shtator, në Podujevë do të bëjmë përurimin e shtatores së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Kjo shtatore e cila është financuar me buxhetin e Komunës së Podujevës do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale”.

“Me vendosjen e kësaj shtatore ne po nderojmë një nga figurat më të shquara të kombit tonë, Presidentin Ibrahim Rugova, si simbol të qëndresës, urtësisë dhe vizionit për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Në ceremoninë e përurimit do të marrin pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë, bashkëpunëtorë të ish-Presidentit Rugova, familjarë të tij dhe qytetarë nga treva e Llapit e gjitha trevat shqiptare.  Ju mirëpresim në ceremoninë solemne, këtë të shtune më 7 shtator, nga ora 13:00”, ka shkruar Bulliqi në Facebook, të hënën.

 

 

 

Shpërndaje në: