Theret me thikë një nxënës në Prishtinë
Sipas raportimeve në media sot është therë një nxënës në njërën nga shkollat fillore të Prishtinës.
Lajmin se një person është lënduar nga mjeti i mprehtë, e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në kryeqytet.
“Sot rreth orës 18 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.